Borell, darkë informale me krerët e vendeve të Ballkanit: Angazhim më i fortë për të çuar përpara integrimin

Kryediplomati europian, Josep Borrell, organizoi një darkë joformale këtë të martë me liderët e Ballkanit perëndimor në New York. Në fokus është procesi i integrimit për vendet e rajonit dhe samiti i rëndësishëm në Slloveni, më 6 tetor mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ballkani Perëndimor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarë të lartë të gjashtë shteteve u takuan të martën në New York me kryediplomatin europian Josep Borrell.
Zyrtari i lartë europian organizoi një darkë joformale me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ndërsa pritet të fillojnë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në fokus të takimit ishte integrimi europian i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe samiti i ardhshëm mes këtij rajoni dhe Bashkimit Europian.
Ky ështe takimi i dytë i organizuar nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme europiane, pas darkës joformale në Bruksel, në maj .
Situata në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor ishin qendra e diskutimeve në darkën joformale.
Samiti i ardhshëm mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Slloveni, më 6 tetor.
Ky samit është i një rëndësie të veçantë, ndërsa do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Pjesëmarrës në darkën joformale të së martës ishte kryeministri Edi Rama, Presidentja Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšić, si dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç.
Më herët kanë qenë edhe ShBA-të që kanë kërkuar përshpejtim të procesit të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar, tha se Amerika do të bëjë përpjekje për ta ringjallur procesin e integrimit.

