Delta ka rritur shtrimet e fëmijëve në spital, nga fillimi i pandemisë janë hospitalizuar 360 pacientë të vegjël

Mjekja pediatre, Gjeorgjina Kule deklaroi sot se kemi një rritje të infektimeve dhe hospitalizimeve të fëmijëve për shkak dhe të infektueshmërisë më të lartë të virusit Delta.

Por Kule theksoi se edhe pse shifrat e shtrimeve tek fëmijët janë rritur, ata arrijnë të rikuperohen brenda pak ditësh prej infeksionit.

Që prej fillimit të pandemisë janë hospitalizuar 360 fëmijë dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Kule: Edhe tek ne është pasqyruar rritja e incidencës tek miturit, kemi një rritje të numrit të shtrimeve në spital, por situata është nën kontroll se fëmijët reanimohen brenda disa ditësh. Ka patur 360 fëmijë të hospitalizuar që nga fillimi i pandemisë dhe shifrat e fataliteteve mbeten ato që kanë qenë pasi nuk kemi pasur asnjë humbje jete.