Sizmologu sqaron: Ja pse tërmeti i djeshëm nuk ka lidhje me tërmetin e 2019-ës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 10:07
Sizmologu Rrapo Ormeni në një intervistë për "Ditë e Re" sqaroi se tërmeti i djeshëm i shkallës 3.9 Rihter, që lëkundi Tiranën nuk ka lidhje me tërmetin e 21 shtatorit të 2019-ës, pavarësisht rastësisë së datës dhe orës së njëjtë.
Ai thotë se këto dy tërmete kanë epiqendra në zona të ndryshme si dhe madhësia e tyre nuk ka asnjë ngjashmëri.
"Këto lëkundje janë normale për vendin tonë. Ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë, pavarësisht se koencidon data dhe ora, sepse këto 2 tërmete janë në zona të ndryshme. Tërmeti i Durrësit i 21 shtatorit ishte me magnitudë 5.8 Rihter, ndërsa ky tani është tërmet i vogël me madhësi 3.9 Rihter", u shpreh sizmologu.
