“Kaskë e gjakosur” para kryeministrisë, Organizata Politike: Në 8 vite të qeverisë Rama humbën jetën 59 minatorë

59 minatorë kanë humbur jetën në 8 vitet e fundit në vendin tonë.  Përpara kryeministrisë, Organizata Politike ka kërkuar që Kryeministri të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura  gjatë qeverisjes së tij.

Kaska me bojë të kuqe në shkallët e Kryeministrisë, simbolizoi jetët e humbura të të gjithë minatorëve në vendin e punës.

Aksioni para ndërtesës së qeverisë u mbajt pak ditë pasi minatori Muharrem Plaku humbi jtën tragjikisht në një minierë në Bulqizë.

Në aksionin simbolik u kërkua drejtësi për ata që sot nuk janë më, dhe kushte më të mira për të tjerët që punojnë çdo ditë nën tokë.

Aktivistët e Organizatës Politike drejtuan gishtin drejt qeverisë për fatalitetet  në frontin e punës.

Përfaqësues të Organizatës Politike nuk  folën vetëm për fatalitete, por edhe për kushtet  e punës dhe pagat e ulëta të punëtorëve.

Vitin që shkoi 5 minatorë humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën në minierat e Bulqizës.

“Kaskë e gjakosur” para kryeministrisë, Organizata