Akuzat për tradhti e pazare, Basha i fut Berishën dhe Ramën në një thes: Dy anët e një medalje
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e akuzoi për tradhti dhe pazare me kryeministrin Rama lidhur me ndryshimet kushtetuese.
Tashmë ata kanë nisur ti përgjigjen flakë për flakë njëri tjetrit.
Në një prononcim para selisë blu, mesditën e sotme, Basha i krahasoi akuzat e Berishës me ato të Ramës që për 8 vite e konsideronte si kukull të tij.
"Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës, dje Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës.E para është gënjeshtër.E dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje".
Ai tha se Partia Demokratike po ecën përpara dhe do prijë betejën popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë, të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar.
"Ky është misioni i PD dhe çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do ti qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake por janë kombëtare".
Basha u shpreh i vendosur për të mos mbledhur Kuvendin kundër asaj që e cilësoi "kuvend kundër vendimeve të SHBA'
Pak minuta më pas reagoi ish kyetari i PD-se Sali Berisha i cili tha se Kuvendi do të mblidhet për të shpëtuar PD.
Në takimet që po mban në rrethe Berisha kërkon largimin e Bashës nga kreu i PD-se.

