Dështon Dita pa Makina te "Luigj Gurakuqi", Bashkia hap rrugën pas kaosit me trafikun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 10:42
Dita pa makina në rrugën "Luigj Gurakuqi" nuk ka zgjatur më shumë se 2 orë e gjysmë.
Kaosi i krijuar me trafikun e mjeteve, drejtuesit e të cilëve pretenduan se nuk ishin në dijeni për këtë vendim të bashkisë Tiranë, detyroi policët bashkiakë që në orën 10:30 të hiqnin pengesat dhe të lironin aksin e bllokuar të rrugës.
Kufizimet e qarkullimit në akse të tjera që janë bllokuar për Ditën pa Makina do të zgjasin deri në orën 14:00.

