Berisha replikon me Bashën: Kuvendi do mblidhet për të shpëtuar PD nga ty, peng i Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha replikon me kryetarin e PD-së Lulzim Basha I cili deklaroi se nuk do të mblidhte kuvendin e PD-së për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane. Berisha i tha se nuk mund ta pengojë mbledhjen që do të shqyrtojë vetëm vendimet e “pengut Rama”

“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite. Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. “

Ai nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Më tej ai tha se Kuvendi do të mblidhet për të rikthyer dinjitetin PD-së

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar  PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj."