Shiste kokainë në doza të vogla, arrestohet i riu në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 09:07
Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.
I arrestuari është shtetasi A. L., 27 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në lagjen "Sheq i Madh" Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e krahut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

