“Dita pa makina”, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në Tiranë

Bashkia e Tiranë ka kthyer këtë 22 shtator Ditën pa Makina. Prej orës 08:00 ka nisur kufizimi i qarkullimit në disa prej rrugëve të qytetit, i cili do të vazhdojë deri në orën 14:00.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.