Kajsiu: Debati është nëse Berisha do të jetë akoma kreu real i PD-së, nuk kanë rëndësi fytyrat

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, politologu Blendi Kajsiu u shpreh se  Debati nuk është Berisha apo Basha, por nëse Berisha duhet të jetë kreu i PD-së akoma.

Kajsiu: Në rastin e Berishës, çështja e referendumin ka nevojë për një sqarim. Unë mendoj e Basha ka një betejë me Berishës, për tu thënë demokratëve që Berisha është e kaluara dhe jo e ardhshmja. Debati nuk është Berisha apo Basha, por nëse Berisha dueht të jetë kreu i PD-së akoma Berisha.

Nëse Berisha fiton, ai mund të vërë një person tjetër ashtu sikurse e bëri me Bashën. Kjo është çështja. Por sërish Berisha do të jetë kryetar. Në këtë pikë nuk kanë rëndësi fytyrat, se në vetvete referendumi është një gjë e mirë dhe demokratike.