Video/ Demokrati në Fier Berishës: Mos vdeksha pa të parë edhe njëherë në krye të PD-së

Zoti Berisha ditwn e sotme (21 shtator) ishte nw qytetin e Fierit ku zhvilloi takimin e dytw me demokratwt.

Një mbështetës i Berishës nga qyteti i Fierit i ka thënë ish-kryeministrit gjatë takimit se uron të mos vdesë pa e parë atë në krye të PD-së.

"Përshëndetje doktor Berisha. Kadri Kamberi quhem jam anëtar i vjetër i PD-së dhe i thjeshtë. Kush ka lindur e nuk ka vdekur, por ishalla mos vdeksha t'ju shoh juve në krye të PD-së, t'ju shoh gjithmonë në qeveri sepse kjo qeveri po na nxin jetën. Nuk dëgjojmë dot lajmet, u vranë këtu, u sakatuan atje. Jep një ndërtesë në muaj ai në vit dhe ka njerëz që flenë në kasolle, në qymez të pulave. Edhe një herë mos paça vdekje sa t'ju shoh juve në krye siç e filluat Partinë Demokratike," u shpreh i moshuari. 

"Faleminderit shumë, fitorja kërkon energjinë tuaj dhe bashkimin tonë. Kërkon që ne të bashkohemi," tha zoti Berisha./OraNews/

Shikoni videon në 1:13:27