Nëna nga Kosova raporton zhdukjen e dy vajzave të saj të mitura, dyshon se gjenden në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 10:35
Një nënë nga Vitia e Kosovës denoncon në polici se dy vajzat e saj të mitura janë zhdukur prej 23 korrikut.
Ajo raporton se nuk di vendndodhjen e tyre, ndërsa mendon se ndodhen në Shqipëri.
PERSON I ZHDUKUR
Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime.