Përplasje mes institucionesh në Vlorë, kërkohet që të shkarkohet kreu i ujësjellësit
Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme mes bashkisë së Vlorës dhe ujësjellës kanalizimeve.
Konflikti mes institucionesh ka ardhur pikërisht për drejtuesin e ujësjellësit të Vlorës i cili kërkohet të shkarkohet nga bashkia e qytetit bregdetar.
Ndërkohë, ka pasur takime midis bashkisë së Vlorës dhe ujësjellës kanalizimeve që prej mëngjesit të sotëm pasi drejtuesi i ujësjellësit nuk pranon të dorëhiqet.
Në zyrat e ujësjellësit të Vlorës ka qenë prezent këtë të hënë edhe nën kryetari i bashkisë Shkëlqim Ramaj.
Bashkia e Vlorës akuzon drejtuesin e ujësjellësit në Vlorë Shkëlqim Leskajn se ky i fundit ka shpërdoruar detyrën duke keqpërdorur vulën e institucionit në punë publike.
Debati ka nisur pas një mbledhje të sotme të thirrur nga bashkia e Vlorës mbledhje e cila ka agravuar me tone të larta dhe përplasje.
Ndodhet të gjitha palët prej orës 15 e 30 në komisariatin e Vlorës për të sqaruar çështjen ku asnjë nga palët nuk lëshon anën e tij.
Gjithashtu së bashku me Lelin dhe drejtuesin e ujësjellësit në komisariat dhe inxhinierë të bashkisë dhe zyrtar të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë.

