"Dhimbja të kalit", Bes Kallaku rrëfen sakrificat e karrierës: Lekët e rrogës nuk më dilnin për furgon
Bes Kallaku ka rrëfyer në studion e "Jeto me Orën" sakrificat në fillimet e karrierës.
Përballë moderatores Ana Kallaku ai u shpreh se ka qenë një rrugë e vështirë, por dhimbja të kalit dhe të brumos.
Bes Kallaku: "Paga që merrja në fillim nuk dilnin as për lekët e furgonit vajtje-ardhje. Flija në karrige, flija në tavolinë. Prisja për makinë të rastit në "Zog të Zi" për t'u kthyer në Fushë-Krujë, por kjo dhimbje të kalit, të brumos dhe mbi të gjitha të jep forcën. "
Aktori u shpreh se dhimbja të bën të ditur.
"Edhe në momentet më të vështira ti do gjesh guximin dhe forcën për të ecur përpara, tha aktori në studion e "Jeto me Orën."
Bes Kallaku: "Njeriun e brumos sakrifica, e brumos vuajtja, ose më saktë dhimbja të bën të ditur. Nëse ka të tillë që nëse rrëzohen do e kenë të vështirë të ngrihen unë nuk e kam problem sepse në jetë kam qenë edhe më parë i rrëzuar dhe ti nuk mund të ngrihesh pa qenë i rrëzuar."
