Akademia e Shkencave pro vaksinimit të fëmijëve dhe grave shtatzëna

Tirana po regjistron numrin më të lartë të infektimeve me covid 19, ndërkohë që një studim i Akademisë së Shkencave tregon se rreth 75 përqind e qytetarëve janë imunizuar.

Profesor Genc Sulçebe, duke prezantuar të dhënat thotë se studimi është bazuar te shifrat e marra nga qendrat shëndetësore në Tiranë dhe një në Berat.

"Pra 38% janë vetëm të infektuar, vetëm të vaksinuar janë  34 %, ndërsa kemi dhe një përqindje prej 18% që janë edhe të infektuar edhe të vaksinuar. "

Akademikët diskutuan edhe vaksinimin e personave mbi 12 vjeç, por në këtë pikë ndeshën në kundërshtimin e ekspertëve të ministrisë së Shëndetësisë.

"Një dozë e vetme vaksine në këto mosha mund të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes Covid-19 në klasat mësimore."

Përzierjen e vaksinave e konsiderojnë si një masë të mirë mbrojtëse, madje sugjerojnë edhe një dozë të 3 nëse do të jetë e nevojshme.

"Kemi një ulje të antitrupave dhe kjo ulje e antitrupave mund të shoqërohet dhe me ulje të përgjigjes imunitare. Për këtë arsye po rekomandohet edhe doza e tretë."

Sipas studimeve edhe gratë shtatzënë mund të vaksinohen, pas 3 muajve të parë. Ndërkohë sipas studimit shkencor, në muajt në vijim pritet një shtim I shtrimeve në spitale por edhe fataliteteve./OraNews/