Shpërthen bombola e gazit në banesë, tre të plagosur në Durrës, mes tyre 17-vjeçarja

Nje bombol gazi ka shpërthyer duke lënë të plagosur tre persona në familjen e Qefajet Musait në Xhafzotaj të Durrësit.

Blutë e qytetit bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth këtë të enjte rreth orës 19:15, ndërsa burime bëjnë me dije se së bashku me kryefamiljarin, ka mbetur e plagosur motra e tij Bukurie Maksuti dhe vajza 17-vjeçare.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe  B. M., 17 vjeçe. 

"Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe  B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.