Yuri Kim: Përcaktimi non grata për dikë është shumë i qartë nga DASH, s’ka konspiracion
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja Yuri Kim u shpreh se në lidhje me personat e caktuar SHBA ka qenë i qartë.
Ajo tha se në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme.
Yuri Kim: Ky është një vend i lirë dhe udhëheqësit duhet të marrin vendimet e tyre. Në lidhje me personat e caktuar SHBA ka qenë i qartë. Ndërkohë historitë me konspiracion janë një gjë e të shkuarës. Procesi për caktimin e individëve është i gjatë dhe kalon në shumë nivele shqyrtimi.
Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë. Basha ka kërkuar publikisht prova në lidhje me shpalljen non grata.
