Berisha: Basha për karrigen e tij, i thoshte të huajve se vendimet nuk i merr ai, por i marr unë
Në daljet e tij Sali Berisha deklaroi se Basha për interes të karriges së tij, ka deklaruar te të huaj dhe shqiptarë se vendimet nuk i merr ai, por i merr Berisha.
Ai theksoi se pasi bojkotoi zgjedhjet lokale Basha beri skemën që t’i çonte demokratët dhe t’ia zinit shtëpitë socialistëve, por Berisha këtë e ka kundërshtuar.
Berisha: Basha për interes të karriges së tij, ka deklaruar te të huaj dhe shqiptarë se vendimet nuk i merr ai, por i merr Berisha. Ju garantoj që, por të hapim llogaritë, vendimet e mia kanë qenë këto. Unë kam bërë gjithçka që këto zgjedhjet të mos bojkotoheshin, sepse ne ishim në rrugë dhe jashtë institucionet.
Pasi bojkotoi zgjedhjet lokale beri skemën që t’ju çonte ju dhe t’ia zinit shtëpitë socialistëve, por ajo nuk bëhet. Nuk zihet dera e shtëpisë dhe rruga. Ai thoshte se nuk do të ketë zgjedhje. I them nuk bëhet se vritet njerëzit. Pra, asgjë nuk i kam diktuar, i ka marrë vetë vendimet. Së fundmi, unë kam bërë gjithçka që ta lartësoj si figurë që të dilte fitimtare PD-ja, por ama kompanisë së huaj që punonte për fitoren tonë, unë u kam thënë se Basha është lider ri thyer.

