Rama-Bashës: Fjalimin e kishe copy-paste nga fushata, nuk të përgjigjem, ke mjaft kumrie këtu

Më njëherë pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend, ka replikuar me të edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri u shpreh se fjalimi Bashës ishte kryesisht një kopje e atyre në fushatë dhe shtoi se nuk është koha që t’i kthejë përgjigje deri në fund.

Rama: Prisja më shumë, por sinqerisht, si mund të vije në emër të opozitës në këtë moment që ju e quajtët të rëndësishëm, me një fjalim që treçerekun e kemi copy-paste nga fjalimet e fushatës. Ndërsa pjesa tjetër ishte vetëm përsëritje, që mund të jetë edhe shkak i stresit, por nuk është kjo koha që unë të të përgjigjem deri në fund, sepse ke boll kumrie. Unë këtu ndalem.