Berisha! Berisha! Ish-kryeministri mbush sallën e Rogner me demokratë dhe sulmon Ramën: Sot fatkeqësi kombëtare
Me dhjetëra mbëhstetës demokratë iu përgjigjën thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha këtë pasdite në hotel Rogner, ku nisi i pari takim në turin e ndërmarrë nga Berisha.
Përveç mbështetësve demokratë, në takim mësohet se janë edhe funksionarë dhe ish-funksinarë të lartë të PD-së si Aldo Bumçi, Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu, Isuf Çela, Albina Deda, Keltis Kruja, Lilijana Elmazi dhe Klevis Balliu.
"Liri demokraci" dhe "O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do" ishin disa nga thirrjet e demokratëve që "pushtuan" sallën e konferencave të hotelit.
Nga Tirana Berisha do të nisë mbledhjen e firmave për të kërkuar referendum për vendimin individual të Lulzim Bashës, për përjashtimin e liderit historik nga partia.
Për Berishën ky moment është më i rëndësishme që prej themelimit të PD.
Ai nukn kurseu akuzat ndaj Ramës, duke e konsideruar ditë fatkeqësie kombëtare betimin e tij për herë të tretë si kryeministër.
Berisha: Kjo foltore pas themelimit të Partisë Demokratike, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlamentin shqiptar betohej për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar.
Një gangster që nuk njeh normë, nuk njeh ligj por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Sot është ditë jo fatkeqësie por mënxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit pasi ai në 8 vite ka mjeruar, ka varfëruar shqiptarët të cilët 8 vite më parë për herë të parë në ekzistencën e tyre merrnin rrogat më të mëdha se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë bullgarët dhe rumunët.
Sot paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është ditë fatkeqësie e madhe se betohet njeriut që me vjedhjen, abuzimet, në taksa dhe tatime, në koncesione, PPP, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë kur në parlament betohet njeriu që shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës, e shndërroi Shqipërinë në qendrën operacionale të gjithë organizatave kriminale, rajonale, europiane dhe botërore.
Sot është ditë e vështirë për Shqipërinë se në parlament betohet njeriu i cili duke zbatuar politikat antishqiptare, të varfërimit të shqiptarëve, të burgosjes së tyre, shkatërrimit masiv të pronave të tyre, pasigurisë në rrugë e kudo, çpunësimit të tyre detyroi në 5 vite të largohen nga Shqipëria 520 mijë shqiptarë. Sot betohet njeriu që me politikat antishkencore, çnjerëzore që ndoqi ndaj Covid ka bërë që ne të jemi me vdeshmëri shtesë nga Covid 19, 250% më të lartë se mesatarja e BE, më e larta në Europë.

