Si do e heqim Bashën se ai ka vulën? Berisha i tregon qytetarit skemën
Me dhjetëra mbështetës demokratë iu përgjigjën thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha këtë pasdite në hotel Rogner për të qenë në krah të tij për atë që e quajnë “Foltorja e PD”
Një qytetar e pyeti: Si do e largojmë Lulzim Bashën se aktualisht vulën e ka ai?
Cili do të jetë mekanizmi?
Berisha: Ke të drejtë. Foltorja synon ndërgjegjësimin për çdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit mbi qëndrimin e tij. Do të mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Më pas do të thërrasim Forumin mët ë madh që është Kuvendi Kombëtar. Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet me referendum në mbarë Shqipërinë çdo anëtar.
Më tej Berisha tha se Basha duhej të kishte thënë dorëheqjen sa herë që kishte humbur zgjedhjet. Jo vetëm kaq u kujtoi demokratëve se humbësi në fitore nuk të çon kurrë.
Berisha: Me këtë (Lulzim Bashën) fitore nuk ka. Unë do e kisha nisur këtë lëvizje. Jua them me sinqeritetin më absolute. Unë dio ju thoja mos votoni kurrë humbës me motivin se është më i mirë se ai. Humbësi në fitore nuk të çon. Hapi derën tjetrën se ai mund të çojë, dhe nëse nuk të çon ai, të çon i treti. Dhashë dorëheqjen në një kohë që nuk kisha asnjë problem. Mendova se një tjetër do e bënte më mirë. 4 herë duhej të kishte dhënë dorëheqjen.”

