"Kosova do bëhej sallatë", Berisha: Në listë për non grata që në 2018, pastaj doli kjo tjetra. Shpifje!
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe njëherë para demokratëve se vendimi i DASH për shpalljen e tij non grata është i bazuar terësisht në shpifje.
Duke akuzuar se pas vendimit fshihet ajo që ai e quan mafia Soros, Berisha tha se në listën si i padëshiruar për SHBA ishte tentuar të futej që në 2018 kur denoncoi hapur zhbërjen e Kosovës me shkëmbimin e territoreve.
Berisha: Në ato kohë Sali Berisha shpallet non grata në SHBA. Një akuzë që nuk ka asnjë fakt dhe dokument. Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, afrimin e Shqipërisë me SHBA, BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte non grata për konspiracion kundër politikës së SHBA. Del Hashim Thaçi në Prishtinë në fund të korrikut 2018 dhe u thoshte qytetarëve do bëjmë sakrifica të mëdha, kemi dhimbje të mëdha por do i heqim, do bënte operacion territorin e Kosovës. Po fliste çdo ditë në konferencë shtypi. U ndodha diku me pushime dhe i kthehem e ja kundërshtoj me argumenta, pa fyerje, se kjo është zhbërja e Kosovës. Ai ishte me dosjen e Hagës dhe atë e kishin në dorë serbët. Pasi e kundërshtova disa herë, këta kishin deklaruar në të gjitha kancelaritë se me këtë projekt ishin dakord të gjithë.
Ai ishte projekti i ndarjes së Kosovës. Rama me Vuçiç donin ta sakatonin Kosovën, do ta bënin sallatë. Udhëheqja politike e Kosovës një nga një erdhën në Tiranë, njëri më tha në zyrë i kam thënë Thaçit le të dënohemi, nuk kemi pse bëjmë pazare. Zografi Bis i thotë Thaçit bëhet gabim që e shpalle pa u marrë vesh me mua. Kërkon takim, jo i them, nuk ka takim me mua. Unë nuk ndryshoj. Këtë moment që erdhën liderët e Kosovës këta e shfrytëzuan për ta quajtur veprimtari konspirative të Sali Berishës se na ndryshoi vendimin dhe qëndrimin e njerëzve. U futa në rreshtin e sanksioneve që sekretari Pompeu nuk do ta pranonte kurrë.
Pastaj doli kjo tjetra. PD nuk duhet të merret me këtë çështje, është çështje personale e Sali Berishës. Hodha në gjykatë sekretarin e shtetit për shpifje ndaj meje, shpifjet mbi të cilat bazohej vendimi. Edhe Bashës i thashë mos u përziej, kërko transparencë. Filluan zërat në Partinë Republikane që kemi të bëjmë me një vendim të bazuar në hiçin. Ai që është sot ministri në hije i jashtëm i Partisë Republikane tha se në këtë rast është përdorur ligji si armë kundër kundërshtarëve të kryeministrit të Shqipërisë të mbështetur nga Soros për të mos ardhur ata në pushtet.
I bëj të qartë se unë kurrë nuk pranoj të dorëzoj sovranitetin e vendit tim.Do të ishte turpi më i madh që do ti lija vetes dhe vendit. I bëra të qartë që unë në parlament do të jem pa asnjë lloj diskutimi dhe askush nuk mund të diktonte. Shumë gjëra keni dëgjuar. Lulzim Basha në një akt të pashembullt në historinë e një vendi dhe shteti diktatorial apo demokratik pa pyetur asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve.

