Berisha: Basha e Rama i vranë barkun Metës, dilte i vetmi opozitar, PD ishte me aleatët e kryeministrit
Në daljet e tij Sali Berisha deklaroi se një javë pas marrëveshjes së 5 qershorit Rama dilte dhe thoshte me Bashën mund të qeveriste, pasi ishte djalë i mirë.
Berisha theksoi se bëheshin pollet dhe shqiptarët thonin se Ilir Meta është opozitar, ndërsa PD-ja figuronte me aleatët e Edi Ramës.
Berisha: U bë një marrëveshje dhe dola unë e përpiqesha sa të mundja të shpjegoja marrëveshjen. Ju të gjithë dyshuat te marrëveshja. Pas javës së parë doli Rama dhe thoshte se Luli është djalë i mirë dhe unë qeveris me të. Filluan të dy, Ilir Metës i vranë barkun dhe e bënë me 21 deputetë, sepse doli i vetmi opozitar.
Bëheshin pollet dhe shqiptarët thonin se Ilir Meta është opozitar, ne figuronin me aleatët e Edi Ramës. Unë i thash se u ka futur thikë militantëve tanë dhe një pjesë nuk vjen në votime sepse ata e panë që ai bëri aleancë me Raman në distancë. Kështu zbritëm në rezultatin më të dobët të PD-së, edhe se në vitin 1997.


