Yuri Kim: Rama me mandatin 3 ka një mundësi historike përpara, ka përgjegjësi para popullit
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja Yuri Kim u shpreh se nuk ka asnjë teori konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme në Shqipëri nga SHBA.
Ajo tha se fakti që Rama ka fituar një mandat të tretë të paprecedentë, vendos një përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi të dhe ekipin e tij për të treguar se kanë fituar besimin e popullit shqiptar.
Yuri Kim: Nuk ka asnjë teori konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme në Shqipëri. SHBA-të nuk merren me gjëra të tilla. Këto vendime certifikohen nga Sekretari shtetit do të ishte me vend që autoritetet të shohin masat në vendet e tyre.
Fakti që Rama ka fituar një mandat të tretë të paprecedentë, vendos një përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi të dhe ekipin e tij për të treguar se kanë fituar besimin e popullit shqiptar. Performaca mesatare në këtë rast nuk mjafton. Mendoj se ekzistojnë mundësi historike para Ramës dhe kabinetit, në raport me reformën në drejtësi, në raport me SHBA-të, apo edhe pastrimet në gjykatave, në mënyrë që të rrihen investimet në Shqipëri.

