A do të na udhëhiqni dhe njëherë ju si kryetar i PD?Ja si përgjigjet Berisha demokrates
Sali Berisha mbetet i vendosur për ta futur Partinë Demokratike në një proces zgjedhor.
Në takimin me anëtarësinë e PD-së, pyetjes së një të reje demokrate nëse do ti udhëheqë edhe njëherë si kryetar i partisë më të madhe opozitare, Berisha i dha këtë përgjigje.
A do të na udhëhiqni dhe njëherë ju si kryetar i PD?
Sali Berisha: Se kush do ta udhëheqë PD do ta përcaktojnë demokratët dhe demokratët me vullnetin e tyre të lirë.
Shqiptarët, tha Berisha, kanë lënë vendin për shkak të vrasjes së shpresës. Ndaj ai tha se objektivi kryesor i këtij aksioni politik të nisur të pagëzuar me "Foltorja e PD" është kthimi i shpresës.
Sali Berisha: Edi Rama ka përdorur një mori qëndrimesh, mekanizmash, për të vrarë shpresën. Me këtë përpjekje të madhe duhet të kemi objektivin më kryesor për të ngjallur shpresën, për ta shndërruar shpresën në dritën e udhës sonë. Në detyrimin e njeriut jashtë çdo lloj konjukture partiake dhe sociale, edhe i vetëm po të jetë, ka detyrë që nëse i vrasin shpresën ta ngjallë atë në çdo moment, duhet ta krijojë atë. Ne e fitojmë këtë betejë kur ne që jemi këtu dhe të gjithë demokratët dhe shqiptarët që na mbështesin dhe na ndjekin të bëjmë gjithçka për të ngjallur shpresën, tu fryjmë borive të shpresës në mbarë vendin dhe ti lëmë ata të cilët kanë politikën e tyre antikombëtare, çnjerëzore, gjithnjë e në pakicë.

