"E votuan vetëm 1/5 e demokratëve", Berisha për herë të parë nxjerr të dobët Bashën para Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndryshon asgjë qëndrimit se PS bleu dhe vodhi fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Por nga ana tjetër ai thotë se as PD nuk i fitoi këto zgjedhje.
Para anëtarëve të PD në takimin e thirrur prej tij, Berisha vuri theksin se rezultati i dobët i Bashës në sondazhe, duke e cilësuar një aktor të dobët përballë Ramës.
Berisha: PD humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhi, bleu, grabiti 2 herë më shumë vota se në zgjedhjet 2017. Por prapë duht ti themi të vërtetën vetes në sy. Nëse Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, as PD nuk i fitoi zgjedhjet. Ditën e zgjedhjeve në darkë pollsteri më serioz që kishim pyet zgjedhësit demokratë për kë votuan në PD. Vetëm 1/5 për Lulzim Bashën, vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin, të tjerët për PD. I kundërt ishte raporti në krahun tjetër.
