Basha: Programi i PD më i miri në 30 vite. Do luftojmë me çdo mjet dhe formë, që zëri i qytetarëve të dëgjohet

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit tha se programi i PD, ishte programi më i mirë i hartuar gjatë 30 viteve. 

Basha u shpreh se do të luftojnë me çdo mjet dhe formë që zëri i qytetarëve për ndryshim tëdëgjohet. 

Lulzim Basha: Kjo është mazhoranca e rremë, këta janë aksionerët e saj, këta dhe sponsorizuesit e tyre do të jenë përfituesit e këtij pushteti, jo shqiptarët! Ne jemi në vijën e parë të betejës.

Ne i kemi dhënë shqiptarëve programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me ekspertët dhe aleatët perëndimorë.


Një program me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që ofron zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që cliron dhe zhvillon potencialin e Shqipërisë të goditur nga korrupsioni që ka kapur shtetin.
Një program që ka në qendër familjen shqiptare, që synon forcimin e shtresës së mesme, si garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit.

Këto angazhime morën një mbështetje masive, sepse ishin rruga e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga stanjacioni dhe qëndrimi për shumë gjatë në vendnumëro. Ndaj ne do të luftojmë me cçdo mjet dhe me çdo formë, që këto angazhime të bëhen realitet dhe zëri i qytetarëve që kërkojnë këto ndryshime të dëgjohet.