“Vjehrri më kërcënoi”, Elton Metaj letër nga burgu për vrasjen e Sabrinës: Unë shkrepa armën, por e vrau babai i saj
Elton Metaj, i cili vrau disa më parë 23-vjeçaren Sabrina Bengaj, në një letër ka rrëfyer në mënyrë kronologjike, se si e vrau bashkëshorten e saj në shtëpinë e të atit.
Në letrën e siguruar nga Ora Neës, Metaj në letër shkruan pas lirimit nga spitali i Zaharisë më 26 korrik, është takuar rregullisht me ish-bashkëshorten e tij.
Ai thekson se marrëdhëniet me bashkëshorten ishin normalizuar kohët e fundit, por i ati i viktimës nuk ishte dakord që ata të shoqëroheshin bashkë.
Më tej Metaj, thotë se 23-vjeçaren e shoqëronte çdo ditë në punë, por që ruheshin të dy se mos i shikonte babai i viktimës, pasi ky i fundit e kishte kërcënuar me mesazhe autorin, qëkur ishte kthyer nga Greqia.
Ai tha se ka bërë denoncimin në polici por që nuk kishte marrë përgjigje.
Letra e plotë:
“Unë Elton Metaj dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur për sa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.
E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.
Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.
Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.
Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj".





Vrasja e 23-vjeçares ndodhi në banesën e babait të 23-vjeçarës, teksa ajo po hante bukë.
Kujtojmë se e reja, mama e një vajze 3-vjeçare kishte një urdhër-mbrojtje, pasi 31-vjeçari kishte ndërmarrë edhe akte të tjera dhuna ndaj saj./ Ora News/

