Taulant Balla i uron gëzuar 69-vjetorin e lindjes ish-kryeministrit Fatos Nano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 17:28
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka uruar ish-liderin socialist Fatos Nanon me rastin e 69-vjetorin e lindjes.
Ai ka postuar një foto përmes një postimi në Facebook ku duket krah ish-kryeministrit teksa i uron ditëlindjen.
“Gëzuar Ditëlindjen Fatos Nano” – shkruan Balla në Facebook.
Ish-kryeministri Fatos Nano ishte ai që e afroi Ballën për ta qenë në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat në garën për deputet dhe që Balla fitoi.
Po ashtu, edhe ish nën-kryetari LSI-së, Luan Rama i uroi ditëlindjen Fatos Nanon.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruante se fjalët nuk janë të mjaftueshëm për mirënjohjen ndaj një miku.

