Jorida Tabaku: Nuk kishte program, 41 faqe propagandë e dalë boje, pa thelb
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit, është shprehur se lanë një parlament me 6 persona të inkriminuar dhe e kanë gjetur atë me 12, duke nënkuptuar që fjala është për ministrat.
Ajo tha se shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit, teksa shton se u vodhën votat.
Ajo thotë se qeveria gjtë këtyre vendeve ishte inekzistente, ndërsa thekson se shqiptarët prej 8 vitesh nuk kanë parë rritje rroge.
Ndërsa për programin e Rama 3 ajo thotë se nuk kishte thelb, teksa e ka konsideruar propagandë.
Jorida Tabaku: Kush kishte shpresuar që një zonjë në krye të Kuvendit do të ndryshonte gjërat, e shikon se si premisa e kryeministrit, sa herë që ka mundësi për dorën e shtrirë, sa herë që ka mundësi për të shkel fjalët e opozitës, materializohet me fjalët e një zonjë. Nuk ësjtë e lehtë për mua dhe kolegët e mia të jemi këtu në këtë sallë, e çdo shqetësim që kemi ngritur në 8 vite ka ardhur në përkeqësim. Lamë një parlament me 6 persona të inkriminuar dhe e gjemë me 12 të tillë, gjemë një parlament me vjedhjen e votës në çdo qeli. Siç e prisja nuk kemi një program, 41 faqe të një propagande të bezdisshme, pa asnjë thelb pa asnjë vizion, gënjeshtra bajate. Shqipërinë reale shqiptarët e jetuan e provuan në lëkurë. Kur dy fatkeqësitë goditën vendin treguan fytyrën e vertetë të Ramës dhe qeverisë.
Shqiptarët u lanë të braktisur në mëshirë të fatit, fatkeqësia e vodh, u grabit për vota. Shkelën çdo normë,çdo standard të zgjedhjeve. Shqiptarët panë një tjetër propagandë, shëndetësinë falas, pandemia zbuloi të vërtetat e manipulimit. Vdekjet shtesë ishin dyfishe vendeve të BE. Ishte një qeveri inekzistente.
Arben Ahmetaj që sot duhet të ishte para SPAK duke dhënë përgjigje, i dha 54 milionë euro për incineratorët , në kohë pandemie, ndërkohë që shqiptarët vuanin për bukën e gojës. 50% e popullsisë sot konsiderohet e varfër. Paga në rënie pas 15 vitesh. Shqiptarët për 8 vjet nuk panë rritje ekonomike. Sot ja ka nxirë faqen Shqipërinë, e kanë konsideruar si vendi më i korruptuar në Evropë./ Ora News/
