Rinis seanca, Ahmetaj flet nga vendi, opozita kërkon sërish pushim: Pse nuk erdhi Rama në orën 5?

Pas pezullimit 5 minutësh ka rinisur sërish seanca plenare në Kuvend.

Për të shmangur përplasjen në foltore, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e mori fjalën nga vendi, ku prezantoi 5 shtyllat kryesore të programit qeveritar të mazhorancës për katërvjeçarin e ardhshëm.

“Përgjegjësia dhe privilegji janë njëlloj si për ne majtas dhe për ju djathtas për të kontribuar në një moment tejet të vështirë jo  vetëm për Shqipërinë por për të gjithë vendin tonë. Të hedhim hapa që se dëmtojnë përkatësinë politike, përtej përkatësive politike. Programi ynë është i konceptuar si një plan i kujdesshëm i detajuar reformash dhe aksionesh që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes programin tonë për të çuar vendin në një nivel tjetër.

Shqipëria 20-30 do jetë një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Mandati i 3 shpalos planin tonë të punës që bazohet në 5 shtylla. Një shifër për të kuptuar dimensionin e goditjeve. Falë ndërhyrjes së qeverisë ndaj të punësuarve dhe bizneseve ekonomia sot ka kapur ritmin e para krizës. Sot kemi rifituar të gjitha vendet e punës që humbëm nga pandemia”.

Ndërkohë deputetë të opozitës rrethuan sërish foltoren.

Rinis seanca, Ahmetaj flet nga vendi, opozita kërkon sërish pushim:

Pas mbarimit të fjalës nga Ahmetaj ishte Mesila Doda që në emër të grupit të saj parlamentar që drejton kërkoi 30 minuta pushim.

"Është një respekt për të gjithë ne që të jemi të përkushtuar në ditën e parë që diskutohet programi qeverisës. Programi u shpërnda dje., nuk patëm më shumë se 24 orë, por opozita bëri punën duke qenë të pranishëm dhe të përgatitur. Ne kërkuam vetëm që të jetë kryeministri, për këtë kërkoj 30 minuta pushim në emër të grupit për Demokraci dhe Integrim".

Rinis seanca, Ahmetaj flet nga vendi, opozita kërkon sërish pushim:

Kërkesa për kohë u përsërit dhe nga demokratët.

"Me aeroplan do ikim te selia e PD, ne kërkojmë kohën e nevojshme, 15 minuta nuk janë të mjaftueshme për të ikur dhe kthyer. Rama ka futur tavën në furrë, inshllah nuk i digjet".

Por Nikolla tha se nuk mund të jepet dy herë pushim për të njëjtën çështje dhe kërkoi të marrë fjalën Tabaku.

Rinis seanca, Ahmetaj flet nga vendi, opozita kërkon sërish pushim:

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Rushaj ndërhyu sërish për procedurë.

"Kërkon një grup tjetër pushim. Rama tha se do të vijë në 5, dhe ju gënjen. Kjo është të tallesh me shqiptarët dhe votën e  tyre. Kryeministri tallet me zgjedhësit e vet dhe kryeparlmentarja thotë të pavërteta në emër të kryeministrit. Pse nuk erdhi në orën 5?"

Pas kësaj ndërhyrje Nikolla i dha fjalën Tabakut.