Ardian Dajti nuk do të drejtojë më spitalin e Shkodrës, ja kush e zëvendëson kirurgun
Ardian Dajti nuk do të jetë më në krye të spitalit rajonal të Shkodrës. Në vend të tij Ministria e Shendetësisë ka emëruar Xheni Halilin, e cila deri me tani ka mbajtur detyrën e Drejtores së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Kirurgu Ardian Dajti qëndroi për afro 2 vite e gjysëm në krye të spitalit të Shkodrës, që nga prilli i vitit 2019.
Mbetet e paqartë se kush do të zëvendësojë Halilin në krye të Drejtorisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.
Fillimisht pritet të jetë i komanduar drejtuesi i ri deri sa të behet konkursi për atë pozicion.
Ndryshime pritet të ketë edhe në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku Gjergj Sokoli i PSD-së pritet të zërë vendin e Erdet Beharit.
Zyrtarizimet pritet që të bëhen diten e hënë të javës së ardhshme, ndërsa parashikohet që në pjesën më të madhe të drejtorive rajonale në Shkodër, PS të ketë drejtues të rinj.

