Për 20 ditë do dilte në pension, Covid-19 i merr jetën gjyqtarit të Korçës, Maksim Qirjazi

Ka ndëruar jetë në moshën 65-vjeçare gjyqtari Maksim Qirjazi, i cili ushtronte funksionin e tij pranë gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

Gjyqtari nga Erseka, kishte disa ditë që ishte shtruar në një spital në Tiranë, pasi ishte prekur nga infeksioni COVID-19.

Qirjazi, prej vitit 1994 ushtronte detyrën e gjyqtarit në Korçë, ndërsa në muajin Tetor të këtij viti, priste të dilte në pension, për shkak se në datën 1 Tetor mbushte plot 65-vjeç. Për një periudhë 20 ditore, Qirjazi nuk ka mundur të dalë në pension për shkak të ndërprerjes së jetës nga sëmundja në fjalë.

Për gati dy javë Maksim Qirjazi ka qëndruar i shtruar në spitalin e Tiranës, me shpresën se gjëndja e tij shëndetësore do përmirësohej. Por ditën e djeshme, Maksim Qirjazi, ka ndërruar jetë.

Ndërsa sot kolegët e tij, prokurorë, gjyqtarë dhe avokatë i kanë dhënë lamtumirën e fundit.