Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar/ Koka: Përmbyllje e pazarit politik. Basha u pasurua brenda 4 muajsh

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të Ora News, gazetari Blendian Koka, ka komentuar përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Ky vendim u mor ditën e djeshme nga Kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para se të fillonte punimet parlamenti.

Koka shprehet se ky veprim është përmbyllje e një pazari politik ndërsa shton se Basha nuk mendon për interesat e PD e as të shqiptarëve po për interesat e tij.

Bledian Koka: Berisha e tha qartë që nevoja për formimin e PD nuk është rikthimi i Berishës në PD. Ne shohim se këtu opozitë nuk ka, kemi një përmbyllje të pazarit politik që të gjithë flisnin në tavolinë por askush nuk e thoshte, qëndronin me shpresën se kjo nuk do të ihste e vërtetë .

Në momentin që opozita dhe qeveria bëhen njësh, i  bie që gjithë ne të kthehemi poshtë këtyre njerëzve, të cilën politikën nuk e shohin si mision për zhvillimin e vendit por si një post. Ka përfitime financiare, po të shikoni pasurinë e Bashës, i cili si asnjë lider në opozitës, është rritur është shumëfishuar me disa herë. Nuk mundet që një lider opozite që në katër muaj t’i sigurojë vetes 4 vila, dy në një zonë oligarkësh në Sauk dhe dy në hamalle. Basha nuk është aty për interesin e PD dhe as të shqiptarëve.