Pas seancës parlamentare, deputetët e PD mblidhen në zyrën e Berishës

Pas mbylljes së seancës së parë të parlamentit, në zyrën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, janë mbledhur disa deputetë që janë kundër përjashtimit të tij nga grupi parlamentar.

Lajmin e ka bërë me dije Drejtori i informacionit Brahim Shima, ndërkohë nuk dihet se kush deputetë janë.

 “Do të jetë interesant komunikimi i Berishës ndaj foltores së parlamentit, kundrejt Bashës. Këto qëndrime të Berishës do i kundërvihen Bashës. Edhe në këto momente janë disa deputetë në zyrën e Berishës.”- tha Shima i ftuar në një intervistë për edicionin e lajmeve të Ora News.

Kjo situatë brenda PD është krijuar pas vendimit që mori dje Kryedemokrati Lulzim Basha, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.