"Basha i lëkundur"/ Shima: Berisha tha se nuk ka një akt ligjor për përjashtimin e tij nga PD
Në një intervistë për edicionin e lajmeve, Drejtori i informacionit të Ora News , Brahim Shima ka komentuar përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, nga grupi parlamentar.
Ai është shprehur se një sinjal për përjashtimin e Berishës u dha disa ditë më parë nga anëtarja e Krysisë së PD, Jonila Godole.
Më tej shton se Berisha është shprehur se nuk ka një akt ligjor për përjashtimin e tij nga PD.
“Duhet të pranohet që prej gati një muaji është hedhur në diskutim se nëse Basha do e përjashtonte ose jo një muaj para.
Pritej në moment të fundit. Ky vendime erdhi vetëm një ditë para parlamentit por ajo që të bën përshtypje është se është marrë vendimi individualisht. Mbetet për t’u sqaruar nga Basha sepse erdhi një vendim i tillë në këtë moment dhe në këtë formë. Ka qenë një anëtare e Kryesisë që ka thënë që Berisha duhet të distancohet nga PD. Ishte një lloj sinjali. Berisha tha se nuk ka një akt ligjor për përjashtimin e tij nga PD.
Rama në stilin e komentoi në stilin e tij, duke thënë se do merrem me qeverisjen duke ja veshur të gjithë përgjegjësinë debateve të PD. PD do të ketë dy fronte lufte, e para një brenda vetes dhe e dyta përballë qeverisë.
Një vendim i marrë i vonuar e bën më të lëkundur pozicionin e Bashës. Është pikërisht lëkundja, pavendosshmëria dhe vendimet e vonuara që kanë sjellë këtë situatë. Debatet brenda PD më shumë krijojnë tension te grupet militante, dhe jot e shtresa gri.” – shprehet Shima.
