A u gëzua apo u trishtua Rama me përjashtimin e Berishës nga PD?
Në mbyllje të seancës së parë parlamentare të Kuvendit të Ri, Kryeministri Edi Rama ndaloi para gazetarëve për ti përshëndetur. I dha një premtim të ri, ndërsa iu përgjigj me mënyren e tij pyetjeve të gazetarëve të cilat ishin përqëndruar tek përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Ora News zbardh të plota pyetjet dhe përgjigjet.
A jeni krenar që Basha ju dëgjoi dhe e vrau atin e tij politik?
Ndalova për të uruar një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtorë të publikut në këtë shesh këtu në hyrje të parlamentit. Unë do të angazhohen personalisht dhe PS do bëjë gjithë përjekjet që të kemi sa më shumë energji për njerëzit dhe problemet e tyre reale.
Për ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve që e kanë abuzuar vijimësisht për qëllime, interesa dhe ambicie që nuk janë kurrë të mjaftueshme për t'u ngritur mbi hallet e njerëzve. PS e ka marrë një mandat të tretë për ta çuar Shqipërinë në nivel tjetër. PS duhet të ndjejë përgjegjësinë e jashtëzakonshme. Sa shumë mund kërkon kjo dhe sa të parëndësishme janë këto të tjerat.
Është më e hapur rruga që ju dhe zoti Basha të qeverisni bashkë tani që Berisha u përjashtua nga PD?
Ne vijmë në kuvend me dorën e shtrirë. E kam thënë pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD. Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve.
Ka një pazar mes jush dhe zotit Basha?
(Qesh) Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashje, pa menduar që mund të kemi tejkaluar kufirin, duke bërë atë që bën një boksier i peshës së madhe me një boksier të peshës së lehtë. Do bëj çmos që marrëdhëniet tona të jenë fantastike. Do jem i dashur dhe i qetë.
E kuptoni sa e madhe është sfida jonë. Ne jemi lart dhe nuk mund të ndalojmë për të kthyer kokën mbrapa.
A u gëzuat apo u trishtuat kur dëgjuat përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike?
Trishtimet dhe gëzimet janë evenimente shumë të rëndësishme për t'i shëprdoruar për çështje politike aq më tepër për një kamp tjetër.
Është përfolur për mundësinë e rritjes së çmimit të bukës? Do ketë rritje?
Kam vetëm një problem që nuk është votuar akoma qeveria. Kur të formohet qeveria do jem këtu për t'u përgjigjur. Më shfrytëzoni për të më pyetur për gjëra që kanë të bëjnë për të mirën e vendit. E shkuara nuk është problem i Partisë Socialiste. Ne jemi e ardhmja.