Nesër 11 shtatori, mesazhi i ambasadës amerikane për qytetarët e saj në Shqipëri
Një ditë nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, ambasada amerikane në vendin tonë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëm.
Ambasada thekson se me afrimin 20 vjetorit të këtij sulmi, rritet mundësia për dhunë, duke pasur parasysh edhe kërcënimin e mundshëm të sulmeve terroriste.
Ajo këshillon qytetarët e saj të shmangin vendet e mbushuar me njëëz dhe të raportojnë çdo incident të mundshëm tek policia lokale.
Njoftimi
Qytetarët amerikanë këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë nëse jetojnë apo udhëtojnë jashtë vendit duke pasur parasysh kërcënimin e mundshëm të sulmeve terroriste dhe veprimeve ekstremiste kundër qytetarëve dhe interesave amerikanë. Teksa afrohet 20 vjetori i 11 shtatorit, mundësia për dhunë mund të rritet.
Vendet ku mblidhen turma të tilla si hotele, restorante, klube nate, qendra tregtare, misione diplomatike të huaja, institucione fetare, zyra qeveritare, aeroporte dhe qendra të transportit publik ose transportit janë veçanërisht të prekshme.
Veprimet për tu ndërmarrë:
Keni një plan emergjence dhe rishikoni Listën kontrolluese të Udhëtarëve.
Mbani një profil të ulët.
Raportoni çdo veprimtari të dyshimtë ose incidente tek policia lokale.
Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale veçanërisht në rast urgjence.
Shmangni vendet e mbushura me njerëz.
Monitoroni mediat dhe burimet e informacionit të ngjarjeve lokale dhe faktorizoni informacionin e përditësuar në planet dhe aktivitetet tuaja të udhëtimit.