Momenti i sikletshëm, Basha 'shkëmbehet' me Berishën pasi e përjashtoi nga grupi i PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 12:01
Konstituimi i Kuvendit të ri të Shqipërisë ishte ngjarja e kësaj të premteje me protagonist kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kamerat e mediave u drejtuan drejt tij që prej nisjes nga banesa dhe derisa ai la Kuvendin.
Në mbyllje të seancës plenare, ndërsa Berisha ishte rrethuar nga gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha kaloi pranë tij ka kthyer kokën, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji.



