E rëndë! Humb jetën nga Covid-19, 18-vjeçarja shtatzënë në Maqedoninë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 13:19
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut, ku një 18-vjeçare në muajin e shtatë të shtatzënisë ka humbur jetën nga Covid-19.
Alsat bën me dije se e reja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe vuante ng sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mediave 18-vjeçarja vuante nga probleme kardiake dhe kishte një sëmundje të rrallë gjenetike.
Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev bëri me dije se e gjithë familja e viktimës ishte me COVID, ndërsa ajo u shtrua në spital pas vështirësimit të situatës.
Maqedonia e Veriut dje regjistroi 256 raste të reja dhe 31 viktima.

