Taulant Ballës nuk i ndahet shpirti nga Elbasani, falenderon votuesit nga Kuvendi

Nga salla e Kuvendit, në të cilën do të jetë edhe për një mandat katërvjeçar deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka zgjedhur të falenderojë ata që i besuan përfaqësimin.

"Mirënjohje popullit të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Belshit, Cërrikut dhe Peqinit për mbështetjen" shkruan Balla në facebook.

Taulant Balla nuk do të jetë më sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe as në krye të PS në qarkun e Elbasanit, ku mori numrin më të madh të votave preferenciale në zgjedhjet e prillit 2021 dhe ku ka shërbyer si deputet në parlamentet e dala nga tre zgjedhjet e fundit parlamentare.

Për këtë mandat, ai do të drejtojë socialistët e qarkut Fier.

Balla iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2002, dhe mori karrigen e deputetit socialist vetëm tre vjet më vonë në zgjedhjet e 2005-ës, ku garoi për qarkun e Librazhdit.