Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë/ Rama: Mbyllëm universitete që nuk ishin vatra dijeje. U dhanë diploma për të huaj që nuk njihnin shqipen
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Bordin Akreditimit të Arsimit të Lartë.
Në fjalën e tij teksa ka falënderuar anëtarët e këtij Bordi, Rama është shprehur se para disa vitesh kemi mbyllur Universitete të cilat sipas tij nuk ishin vatra dije.
Rama: Më vjen mirë që sot jeni të gjithë këtu së abshku me të gjitë ata që kontribuan për disa vite me radhë për bordin e parë të akreditimit që na ndjekin përmes ekranit. Për ta çuar përpjekjen tonë për rritjen e qëndrueshme të arsimit të lartë më tutje, dhe për të na dhënë mundësi që në këtë përpjekje të shfrytëzojmë dijet, eskperiencën idetë dhe patjetër dhe integritetin tuaj të padiskutueshëm. Dua të falënderojë në radhë të parë të gjithë ata që kontribuan në bordin e akreditimit.
Bordi i ri është i përbërë nga një numër harmonik ekspertësh të nivelit më të lartë shqiptarë dhe të huaj që shkëlqejnë në botën akademike. U jam mirënjohës për gatishmërinë dhe disponimin e pakursyer. Nuk e vë në diskutim që bordi e njeh problematikën e arsimit të lartë në vendit tonë.
Vijmë nga një rrugë shumë e përpjetë dhe vetëm pak vite më parë u përballëm me një situatë ku rrjeti Universiteteve tona ishte një rrjet shthurur dhe i thurur sipas gjithë orekseve politike por jashtë standardeve. Procesi i akreditimit ishte një proces subjektiv. U gjendëm në kushtet kur Universitetet ishin kthyer në vatra jo të besueshme dijeje dhe u detyruam t’i mbyllnim plot prej tyre.
Rama shprehet se në Univeristet e mëparshme janë dhënë diploma për persona që nuk njihnin mirë gjuhën shqipe.
"Shumica nuk ishin të akredituara, nuk kishin asnjë përgatitje dhe plane. U gjendëm 8 herëme më shumë universitet se Britani e Madhe për numër banorësh. Arritëm të kemi një 1432 programe të ndryshme mësimore, a thua se i kishim mundësitë që ne të përgatisim vazjat dhe djemtë e këtij vendi për kaq profesione. Një tjetër rekord ishte ai i 50 programe në Universitet tona, ku nota mesatare e të regjistruarve ishte 5.5. 5 është nota minimale kaluese. Disa nga programet nxirrnin mësuesit dhe pedagogët e ardhshme. Janë dhënë një rekord diplomash për të huaj që nuk njihnin shqipen."

