PS-PD caktojnë kryetarë e komisioneve parlamentare, Rama "shpërblen" pjesën tjetër të socialistëve
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë caktuar emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare që do të drejtojë.
PS do të ketë drejtimin e 5 komisioneve parlamentare të përhershme, ndërsa PD-ja 3.
-Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese
-Nasip Naço, kryetar i Komisionit të Sigurisë
-Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve
-Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë
- Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm
-Petro Koçi, zëvendëskryetar i Komisionit të Edukimit dhe Medias
-Etilda Gjonaj zëvendëskryetare e Komisionit të Integrimit
-Klodiana Spahiu, zëvendëskryetare e Komisionit të Shëndetësisë
-Ermonela Felaj, do të jetë nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë
Ndërkohë Komisioni i Integrimit, i Edukimit dhe Medias dhe Shëndetësisë do drejtohen nga opozita.
-Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për Integrimin Europian
-Albana Vokshi, kryetare Komisionit për Shëndetësinë
-Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median
