Rama pyetet për rritjen e çmimit të bukës: Nuk e kemi formuar akoma qeverinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 12:59
Kryeministri Edi Rama është pyetur për rritjen e çmimit të bukës në dalje të kuvendit.
Rama deklaroi se me formimim e qeverisë së re, do të dalë para tyre për të dhënë përgjigje për çdo shqetësim.
Ai u kërkoi atyre që në daljet publike ta shfrytëzojnë për ta pyetur në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me të mirën e vendit.
"Ne akoma nuk e kemi formuar qeverinë. Kur të formojmë qeverinë do jem këtu për t'u përgjigjur për çdo shqetësim. Më shfrytëzoni për të më pyetur për gjëra që kanë të bëjnë për të mirën e vendit. E shkuara nuk është problem i Partisë Socialiste. Ne jemi e ardhmja", u shpreh Rama.