Policia e kap të dehur në timon dhe me armë gjahu pa leje, arrestohet i riu në Lezhë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

"Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në  në aksin rrugor Lezhë-Mabë , kanë ndaluar një automjet tip " Benz" që drejtohej nga shtetasi B.B. Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, drejtuesi i mjetit i mjetit ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjëndje të dehur,  në masën 1.02 mg/ l.Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin" njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.B.,30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut" dhe " Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.