Zhgënjimi i anëtares së PD-së: Jam e lumtur që se kam votuar asnjëherë Bashën, Berisha do jetë prapë në krye

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike, ka ngjallur pakënaqësi në radhët e demokratëve.

Jashtë selisë blu, disa prej simpatizanteve tha për mikrofonin e Ora News, se Basha nuk ka qenë kurrë me këmbë në tokë. Njëra prej tyre deklaroi se është shumë e lumtur që nuk e ka votuar asnjëherë.

"Shumë e papritur. Nuk më është dukur asnjëherë me këmbë në tokë. Nuk e kam votuar asnjëherë. Jam anëtare. 5 herë është votuar si për kryetar partie, si për deputet, Nuk e kam votuar asnjëherë. Jam shumë e lumtur që nuk ia kam dhënë asnjëherë. Sali Berisha do vihet prapë në krye dhe Shqipëria do fitojë", tha ajo.