Tre të arrestuar për vjedhje në Berat, dy vodhën kabllon e ndriçimit të rrugës, njëri bizhuteri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 13:18
Policia e Beratit ka arrestuar tre shtetas për vjedhje në dy raste të ndryshme.
Në pranga kanë rënë shtetasit M.K., 25 vjeç dhe M.B., 30 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, pasi në datë 08.09.2021, në lagjen "Donika Kastrioti", kanë vjedhur kabllon elektrik të ndriçimit të rrugës.
Po kështu policia arrestoi në flagrancë i shtetasin G.A., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap duke u larguar për në Tiranë me disa bizhuteri që dyshohet se i ka vjedhur në banesën e shtetases V.L.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

