Sulmi me 8 plumba ndaj familjes së shefit të policisë bashkiake, dy autorët dërgohen në gjyq
Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Shkodrës si autorë të atentatit m armë ndaj shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj ku mbeti i plagosur edhe babai i tij. Të akuzuarit për ngjarjen e tetorit 2020 janë Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Barakurtaj të cilët janë identifikuar nga aparatet celulare pasi janë lokalizuar në zonën ku ndodhi atentati.
Sulmi me 8 plumba ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, ku mbetën të plagosur rëndë, Mentor Hasanaj dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj, ka dy autorë.
Prokurorja e çështjes, Shqiponja Mille, ka mbyllur hetimet ndaj të dyshuarve Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Barakurtaj, raporton Ora News.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 11 Tetor 2020 tek rreth-rrotullimi i “5 Heronjve”, ndërsa Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajraktari, akuzohen për “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”.
Sipas dosjes së ngjarjes të siguruar nga “Ora Newss”, Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Barakurtaj, nuk janë dakord me akuzat e ngritura.
Organi i akuzës shkruan në fashikullin hetimor se Mentor Hasanaj, babai i tij Xhelal Hasanaj dhe bashkëshortja Vjollaca Hasanaj, ishin duke udhëtuar me makinën e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Pikërisht në vendin e quajtur "5 heronjtë", e gjithë familja është sulmuar me breshëri automatiku, duke bërë që të plagosen rëndë, Mentori dhe babai.
Ndërsa bashkëshortja, nuk ka marrë asnjë plagë në trup, për shkak se ishte në sediljen e pasme, raporton Ora News.
Autorët kanë qëlluar me 8 plumba kallashnikovi, ndërsa autori që dyshohet të jetë Ilirjan Hasanaj, është larguar me një motor, i cili është futur në një rrugë që të nxjerr në bregun e Liqenit.
Duke ndjekur këtë itinerar dhe kryer disa kontrolle në banesa, policia ka gjetur motorin e përdorur në vrasje, në një banesë që zotërohej nga Luftie Bajrakurti.
Pranë motorit janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celular dhe rrobat që ka pasur autori i ngjarjes.
Sipas policisë, rrobat janë gjendur në pjesën e pasme të shtëpisë, ndërsa skafandra është gjetur e groposur në oborrin e banesës.
Pas verifikimit të aparateve telefonike është zbuluar se ato i përkisnin Ilirjan Hasanaj, raporton Ora News.
Ndërkohë Luftie Bajrakurti ka thënë se në banesën e saj ka shkuar një djalë, i cili është prezantuar si djali i Benit,i cili është miku i kunatit të saj, Zenel Bajrakurti.
Pas kësaj dëshmie dhe gjetjes së telefonave, policia shpalli në kërkim Ilirjan Hasanaj i cili më pas u dorëzua.
Pas tij u dorëzua dhe bashkëpunëtori tjetër Verzan Bajrakurti dhe të dy ditën e sotme janë dërguar sit ë pandehur në gjykatën e Shkodrës./OraNews/


