Festë rrëzë malit të Tomorrit: Promovim për prodhimet bio dhe fikun e thatë të Rroshnikut, më i famshmi
Mes atmosferës festive dhe nën tingujt e muzikës, fermerë të 13 fshatrave u bënë bashkë në Rroshnik të Beratit në panairin e produkteve bio të zonës
Fiku është fruti që e ka bërë zonën të famshme jo vetëm në Berat.
"Ne si fshat i Rroshnikut prodhojmë shumë fiq, kemi fiqtë tanë që janë që në kohën e Turqisë dhe deri sot."

Festa për fermerët është një mundësi për të treguar prodhimet dhe rrjedhimisht edhe shpresë për të shtuar shitjet.
"Të gjitha produktet që janë këtu ndodhen në restorantin tonë, duke filluar që nga fiku i thatë i Rroshnikut që është nga më të famshmit e zonës."
"Kemi dardhën që është bio, rrushi i zonës, fiku."
Ndërsa për vizitorët një mundësi për të provuar produkte cilësore dhe për të kaluar disa orë ndryshe.
"Ne jemi nga Gjermania, jemi këtu për pushime dhe do të qëndrojmë 8 ditë. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Na pëlqen kjo festë dhe ndihemi vërtetë mirë që po marrim pjesë."
Zona e Rroshnikut njihet për prodhimet e mëdha të frutikulturës, ku rreth 70 hektarë janë të kultivuara vetëm me fiq./OraNews/





