"Fëmijët i duam këtu", prindërit e fshatit Grizë refuzojnë transferimin e nxënësve në shkollën e Patosit
Prindërit dhe nxënësit në Grizë të Patosit kanë protestuar për të tretën ditë me radhë kundër shembjes së shkollës fillore të fshatit.
Prindërit thonë për Ora News se nuk janë dakort që nxënësit të transferohen në Patos për të ndjekur mësimin.
Mjeti i transportit ka ardhur gjatë këtyre ditëve por prindërit dhe nxënësit kanë refuzuar që të shkojnë në një tjetër shkollë.
"Jemi të gatshëm që shkollën ta rregullojmë me fondet tona vetëm që mos të tranferohen" thonë prindërit.
"Nuk pranojmë që fëmijët të transferohen në Patos. Presim kryetaren e bashkisë të vijë këtu.Ajo ka thënë se shkolkla është amortizuar dhe rrezikojnë fëmijët. Ne e marrim rrezikun e fëmijëve që të vazhdojnë mësimin këtu, shkolla nuk duket e amortizuar. Ne i duam nxënësit këtu, kaq. Janë 60 fëmijë, furgoni zë 20, 40 nxënës dhe një parashkollor. Godina tani në gusht ka bërë këto çarjet".
Ata denoncojnë se përfaqësues të DAR dhe bashkisë Patos u kanë shkuar gjatë mbrëmjes nëpër banesa dhe u kanë thënë që mos të protestojnë, se nxënësit duhet të transferohen në Patos.
"Duan të na mbushin mendjen që të mos protestojmë ne prindërit.Ne i duam nxënësit këtu."
"Të ndërtojnë një shkollë të re këtu."
Shkolla është amortizuar dhe është shpallur e rrezikshme për nxënësit për shkak të krisjeve që ka pësuar objekti.
